Flash

Festë "e nxehtë" me modele e influencer pas humbjes me Uruguajin: plasin polemiket te Argjentina

Lapsi.al 26 November 2023
Festë "e nxehtë" me modele e influencer pas humbjes me
Thashethemet janë ndezur në Argjentinë pas lajmit për një festë të nxehtë private në një vilë në Pilar. Në këtë festë, dyshohet se kanë marrë pjesë edhe disa futbollistë argjentinas pas disfatës ndaj Uruguajit. Në këtë ndeshje, Argjentina doli e mundur 2-0 në Buenos Aires, me dygolëshin e Nunez. Festa ishte plot me modele dhe influencer të cilave iu kërkua të mos bënin video apo foto. Një festë sekrete pa të dashura dhe gra, të cilën shumë e spekulojnë në stilin "Eyes Wide Shut". Në këtë festë nuk ishte Leo Messi, i cili nuk pranoi të festonte pas disfatës ndaj Uruguajit në eliminatoret e Botërorit. Në të njëjtën kohë trajneri Scaloni pati një debat të fortë me disa lojtarë. “Festa që e bezdisi më shumë trajnerin Scaloni ishte ajo që u zhvillua pas ndeshjes me Uruguajin, në të cilën u dërguan vajza të reja – tha një taksist për një radio argjentinase –. Atyre iu kërkua të mos merrnin celularët me vete”. Lexo më tej: "U rrezikua masakra". Dhuna në Brazil-Argjentinë, urdhëri i Messi: "Të gjithë jashtë fushe”

Dybala, Paredes e Di Maria

Emrat e lojtarëve te Argjentina, që dolën në media, janë ata të Dybala, Paredes dhe Di Maria. Fillimisht u përfol se ishte festa e beqarisë së Joya, më pas lamtumira e kombëtares së Fideos, por në realitet të dyja hipotezat u mohuan. Partnerja e Paredes, Camila Galante, foli për këtë çështje dhe deklaroi për “Socios del Espectáculo”: “Unë i besoj burrit tim. Nëse më duhet të mbroj Leandron, do ta mbroj. Këto vajza kërkojnë famën me çmimin e prishjes së familjeve.” Një festë që la skorje dhe që, sipas asaj që thonë mediat argjentinase, ka ndarë dhomën e zhveshjes së Seleccion.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI