Flash

Kaloi ilegalisht drejt Malit të Zi, kapet me drogë në Ulqin

Lapsi.al 26 November 2023
Kaloi ilegalisht drejt Malit të Zi, kapet me drogë në Ulqin

Burimet bëjnë me dije se një 37-vjeçar nga Shqipëria u arrestua nga policia e Ulqinit, pasi u kap me lëndë narkotike kanabisi sativa.

Shtetasi me iniciale Y.D. u kap me një pako marijuanë me peshë 1 kg. Sipas njoftimit, ky shtetas ka kaluar ilegalisht kufirin të premten herët në mëngjes dhe më pas është nisur drejt fshatit Sutjel.

Njoftimi i policisë:

Policët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Jug, Stacioni Policor Kufitar I – Ulqin të premten rreth orës 05:35 në zonën e Sutjelës, komuna Ulqin, kanë vepruar në bazë të njohurive operative dhe kanë gjetur Y. D., 37 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror përtej lumit Bojana (Buna), duke përdorur një mjet metalik. Më pas ky person është nisur në drejtim të fshatit Sutjel, duke mbajtur me vete një pako, e cila më pas u konstatua si pako me peshë 1.04 kilogramë, me lëndë bimore jeshile e dyshuar marijuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori pranë Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, me urdhër të të cilit Y.D i është hequr liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike”, përfundon komunikata.

Të këshilluara

Ekonomisë po i priten krahët!

Viti 2022 ishte më i miri historik për fitimet në vlerë të bizneseve. Të ardhurat që buxheti arkëtoi nga tatim fitimi arritën një nivel rekord historik prej ...

07:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI