Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

17-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë gjermane: Kam vrarë një njeri

Lapsi.al 27 November 2023
17-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë gjermane: Kam

Një 17-vjeçar shqiptar është vetëdorëzuar në policinë gjermane duke pranuar se kishte vrarë më plumb në kokë një person në Kaltenkirchen. Mediat gjermane raportojnë se i mituri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është dorëzuar në stacionin e policisë bashkë më avokatin e tij, për të rrëfyer krimin.

Vetë shqiptari i çoi oficerët e policisë në orën 2:41 të mëngjesit të së shtunës së 25 nëntorit, pranë zonës ku kishte kryer krimin. Aty u gjet trupi i viktimës, i ekzekutuar me një plumb në kokë, në një zonë të vogël pyjore pranë një banje termale.

I riu shqiptar doli para një gjyqtari të dielën më 26 nëntor, ku nuk ka dhënë asnjë detaj mbi krimin dhe motivet që e çuan në këtë akt. Autoritetet kanë ngritur një akuzë për vrasje nga pakujdesia. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më tepër për ngjarjen. Mjekët ligjorë besojnë se ngjarja ka ndodhur mes të martës dhe të premtes. Gjithashtu është e paqartë nëse vendi ku është gjetur trupi është edhe vendi i krimit.

Ka të dhëna se i panjohuri mund të jetë vrarë në zonën e qendrës së qytetit dhe më pas është dërguar aty. “Bild” raporton se i vdekuri dhe 17-vjeçari shqiptar ndoshta kanë pasur një mosmarrëveshje për pazaret e drogës. Deri më tani, shqiptari, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani, thuhet se ka qenë person pa precedent të mëparshëm penal. ©LAPSI.al

Oficerët e policisë sigurojnë vendin e krimit në një zonë të pyllëzuar nga një parking

Policia ka rrethuar një sipërfaqe të madhe të vendit të ngjarjes

Trupi ishte shtrirë pikërisht pranë gardhit të kësaj guroreje zhavorri

Të këshilluara

Aksident në Fier, përplasen 4 makina

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një prej kryqëzimeve të unazës “Lukan Toska” në Fier. Raportohet se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën...

19:47

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI