Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Albin Kurti vjen në Vlorë për Ditën e Flamurit, s'ka konfirmim për takim me Ramën

Lapsi.al 27 November 2023
Albin Kurti vjen në Vlorë për Ditën e Flamurit, s'ka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar për mediat se do të vizitojë Shqipërinë e më tej Vlorën në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e nesërme.

Ai ka treguar se do të jetë në Vlorë, më 28 Nëntor në nderim të dëshmorëve e heronjve që sakrifikuan jetën e tyre për liri, për të kryere homazhe.

I pyetur për një mbledhje të mundshme mes dy qeverive shqiptare, Kurti është shprehur i sigurt që në të ardhmen do të ketë të tilla, por nuk ka përcaktuar asgjë.

“Sigurisht se do të kemi edhe mbledhje të qeverive në të ardhmen. Ndërkaq, unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatese.

Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderim për panumër dëshmorë e heronj të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar. Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit”, tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI