Flash

Video/ Juventus i tërbuar për golin e Inter, moviola e ish-arbitrit Cesari hutuese: "Fajin e ka Chiesa, se u ngrit shpejt"

Lapsi.al 27 November 2023
Video/ Juventus i tërbuar për golin e Inter, moviola e ish-arbitrit
Një episod që ndodhi gjatë ndërtimit të golit të Lautaro Martinez, i cili barazoi menjëherë epërsinë e Vlahovic, shkaktoi shumë debate te Juventus. Graziano Cesari, ish-arbitri tani moviolist në emisionin Pressing në Italia 1, ka analizuar episodin. Përpara se zhvillimi i zikaltërve të fillonte me pasimin e Sommer, jemi në minutën e 33’, Darmian ndërpreu topin në zotërim të Juventus, duke zënë pozicion me një ndërhyrje të fortë ndaj Chiesa. Graziano Cesari kontrolloi episodin duke dhënë gjykimin e tij: "Chiesa bie në tokë, por Guida e la aksionin të vazhdojë. Krahu i djathtë i Darmianit është i hapur, nuk mendoj se mund të godasë fytyrën e kundërshtarit, sepse duket se është më poshtë. Natyrisht, nuk kemi imazhe shumë të qarta në dispozicion dhe të gjitha ripërsëritjet fillojnë nga momenti kur Sommer nis aksionin. Megjithatë, arbitri është në një pozicion të mirë për të gjykuar. Sulmuesi i Juventus, për më tepër, u soll shumë mirë, korrekt, duke mos qëndruar gjatë në tokë. Një situatë që ndoshta do të kishte tërhequr vëmendjen e arbitrit dhe ndihmësve të tij në dhomën e VAR”. Lexo më tej: Allegri i tërbuar me mbrojtësin Gatti: "Pësuam gol si pula, por rëndësi ka që nuk humbëm" Cesari përfundoi si më poshtë: "Guida mbajti një drejtim uniform gjatë gjithë ndeshjes. Pushimet dhe kontaktet e lehta u toleruan. Drejtimi i tij ishte i qëndrueshëm, duke lënë shumë hapësirë për lojën".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI