Flash

Video/ Edhe luan për Real Madrid... Joselu, gafa e bujshme me portën bosh kundër Cadiz

Lapsi.al 27 November 2023
Video/ Edhe luan për Real Madrid... Joselu, gafa e bujshme me portën
Me suksesin 0-3 në Cadiz, Real Madrid kaloi përkohësisht në krye të renditjes në La Liga, në pritje të Gironës, që po luan këtë mbrëmje kundër Athletic Bilbaos. Megjithatë, ajo që ndodhi në pjesën e dytë ishte e bujshme, kur Joselu bëri një gabim të pabesueshëm. Në minutën e 53', me rezultatin 0-1, Rodrygo (autor i një dygolëshi) u gjend ballë për ballë me portierin kundërshtar dhe pasoi për Joselu në të djathtë. Sulmuesi spanjoll, megjithatë, me portën krejtësisht të pambrojtur, vendos të mos godasë, duke e lënë topin të dalë në fundore. Një vendim i bujshëm, që i atribuohet faktit se spanjolli besonte se ishte pozicion jashtë loje. Fatmirësisht gafa flagrante e tij nuk ndikoi në verdiktin e ndeshjes, që u mbyll me rezultatin 0-3 në favor të Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI