Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Berisha: Rama përdhosi varrin e Ismail Qemalit në Vlorë!

Lapsi.al 28 November 2023
Berisha: Rama përdhosi varrin e Ismail Qemalit në Vlorë!

Paradiiten e sotme, kryeministri Rama ishte në Vlorë për të kryer nderime me rastin e 28 Nëntorit. Mes të tjerave, protokolli kishte parashikuar vendosjen e kurorave me lule në varrin e Ismail Qemalit, por kreu i demokratëve, Sali Berisha tha se Rama në fakt e ka përdhosur varrin, pasi me mbështetjen që i ka dhënë Serbisë ai është quajtur ndryshe si kryeministri më i mirë i Serbisë, pas Nikolla Pashiqit.

"Përpara meje, tek varri i të pavdekshmit, Ismail Bej Vlora, kishte vendosur kurorë edhe Pashiqi i Tiranës. Ishte një përdhosje e veprës së ndritur. Ishte një përdhosje e të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për një Shqipëri të pavarur.

Një armik i qenies shqiptare, një kryeministër që vlerësohet nga politologët e kohës, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban. Fyen ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptari, fyen të gjallët dhe të vdekurit e këtij vendi që kanë dashur dhe që e duan Shqipërinë dhe kombin" u shpreh Berisha.

Deklaratat e tij, Berisha i bëri gjatë një aktiviteti me rastin e festës së pavarësisë në selinë blu.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI