Flash

Egnatia e para, parakalon Partizanin: Ndreca e Isgandarli fundosin Josën në Laç

Lapsi.al 28 November 2023
Egnatia e para, parakalon Partizanin: Ndreca e Isgandarli fundosin Josën

Pas barazimit me Partizanin në ndeshjen e parë pa kapitenin e ndjerë Dwamena, Egnatia kthehet te suksesi, duke mposhtur 0-2 Laçin në transfertë. Rrogozhinasit godasin me dy gola në pjesën e dytë, duke parakaluar në renditje Partizanin e duke kryesuar të vetëm Superioren. Ndreca e Isgandarli vendosën ndeshjen, duke e zgjatur serinë pozitive të Egnatias në shtatë ndeshje.

Nisja e ndeshjes bëri të mendohej se Laçi mund t’i bënte gjërat ndryshe nga ndeshjet e tjera. Në minutën e 15′ Sobouale provoi me një roveshatë fantastike, njësoj si reagimi i Sherrit, që i mohon eurogolin sulmuesit të Laçit. Lojë e kujdesshme e Egnatias, që ndryshoi gjithcka në pjesën e dytë. Ndreca, në minutën e 47’ realizoi golin e avantazhit, me një goditje fluturimthi, që nuk i la asnjë shans Dajsinanit. Futbollisti nuk festoi për nder të ish-skuadrës, por ndeshja u hap dhe rrogozhinasit mund të bënin keq edhe në të 51’ me Joel.

Lexo më tej: Dy debutues, një traversë e barazimi i dytë: Partizani ndal hapin, Dinamo me Mehmetin mbetet e pathyer

Sherri ishte spektakolar në minutën e 75′ me një pritje të trefishtë ndaj Sobouele, Ujkës dhe Qatos. Portieri ishte vendimtar, sepse në kundërsulmin që pasoi Egnatia shënoi të dytin. Në minutën e 75′ Isgandarli, i shërbyer nga Spahiu, dyfishoi shifrat. Skuadra e Tetovës tregoi forcën në një fushë të vështirë, edhe më shumë nga fakti që kurbinasit nuk fitojnë prej 6 ndeshjesh dhe përpara publikut të shtëpisë shpresonin të ndryshonin trendin. 30 pikë për Egnatian, që mban dy pikë prapa Partizanin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI