Flash

Familja e Matthew Perry flet për fondacionin e krijuar në nder të tij

Lapsi.al 28 November 2023
Familja e Matthew Perry flet për fondacionin e krijuar në nder të

Familja e Matthew Perry, kanë deklaruar se fondacioni që ata kanë krijuar në emër të aktorit do të nderojë trashëgiminë e tij.

Aktori i ndjerë i nominuar për Emmy shpesh foli sinqerisht për betejat me varësinë nga dr0ga dhe alk00li, të cilat u përkeqësuan kur ai arriti njohjen globale si Chandler Bing në hitin sitcom, Friends.

Perry po planifikonte të krijonte një fondacion për ata që merren me abuzimin e substancave. Megjithatë, pas ndarjes së papritur nga jeta më 28 tetor, në moshën 54-vjeçare, familjarët vendosën të nderojnë qëllimin e tij.

Në një intervistë me revistën People, familja e Perry tha se është "e rëndësishme" për ta që të nderojnë trashëgiminë e aktorit për të ndihmuar të tjerët. Nerku i Perry-t, Keith Morrison, gjithashtu inkurajoi fansat që të dhurojnë për fondacionin të hënën në mbrëmje përpara Giving Tuesday, një ditë që disa njerëz e përdorin për kauzat bamirëse pas Ditës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara.

"Kjo nuk është gjëja që bëj zakonisht, kjo fushë," shkroi  njerku i tij, Morrison në Twitter/X. "Por ky vit është ndryshe. Dhe nesër është Dita e Falenderimeve. Bëni atë që mundeni; ai do të ishte mirënjohës. https:/ /matthewperryfoundation.org.”

Faqja e internetit e fondacionit, e cila tani po pranon donacione, aktualisht paraqet një foto bardh e zi të aktorit të ndjerë së bashku me një citim frymëzues për dëshirën e tij për të ndihmuar të tjerët.

“Kur të vdes, nuk dua që Friends të jenë gjëja e parë që përmendet”, thuhet në citimin e vendosur në faqen e internetit. “Dua që të ndihmoj të tjerët  dhe ajo të jetë gjëja e parë që përmendet. Dhe unë do të jetoj pjesën tjetër të jetës sime duke e provuar këtë.”

 

 

Të këshilluara

Selena Gomez në një romancë dashurie?

Së fundmi janë zbuluar të tjera detaje rreth jetës dashurore të Selena Gomez . Një burim i tha ET se aktorja po bën takime -- por nuk është në një marrëdhënie. ...

17:51

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI