Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Grabitën mësuesin në Greqi, pranga shqiptarit dhe nipit të mitur

Lapsi.al 28 November 2023
Grabitën mësuesin në Greqi, pranga shqiptarit dhe nipit të

Një 54-vjeçar ka rënë pre e një grabitjeje, mesditën e së hënës, në zonën e Kordelio-s në Selanik, nga tre të mitur të cilët e kanë sulmuar dhe i kanë marrë unazën e martesës që mbante dhe një zinxhir me kryq.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur herët pasdite në afërsi të rrugës '25 Marsi', kur tre të mitur, dy romë 16 dhe 15 vjeç dhe një 17 vjeçar me origjinë shqiptare, kanë pikasur mësuesin 54-vjeçar dhe e kanë sulmuar në mes të rrugës.

Pasi e kanë kërcënuar dhe rrahur, më pas i kanë rrëmbyer stolitë dhe janë larguar, ndërsa 54-vjeçari ka lajmëruar policinë. Brenda një kohe të shkurtër kanë vënë në pranga tre autorët e mitur si dhe një 36-vjeçar me origjinë shqiptare i cili dyshohet si daja i 17-vjeçarit. Njërit iu gjet unaza e martesës, ndërsa 36-vjeçarit kryqi që i ishte marrë viktimës. Ata akuzohen për veprat penale të grabitjes në bashkëpunim.

Të këshilluara

Aksident në Fier, përplasen 4 makina

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një prej kryqëzimeve të unazës “Lukan Toska” në Fier. Raportohet se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën...

19:47

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI