Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Grabitësit kopjuan targat/ Pronarja e argjendarisë: Njëri fliste si nga jugu

Lapsi.al 28 November 2023
Grabitësit kopjuan targat/ Pronarja e argjendarisë: Njëri fliste

Janë mësuar detaje të reja nga grabitja e armatosur e argjendarisë pasditen e kësaj të marte në Kamzë. 3 persona të maskuar dhe të armatosur me një kallashnikov mundën që të merrnin rreth 1 kilogram flori nga argjendaria duke kërcënuar shitësen. Përpara hetuesve ka dhënë dëshminë e saj pronarja e argjendarisë.

Mësohet që ajo të ketë thënë se një nga autorët ka pasur dialekt jugor. Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes, 3 grabitësit besohet se kanë ardhur nga Fushë Kruja dhe më pas janë larguar në drejtim të Laknasit. Një tjetër detaj është se targat që kishin vendosur në automjetin tip BMW X6, i përkasin një automjeti tjetër tip Hyundai.

FOTO| Mjeti me të cilin lëvizën autorët e grabitjes në Kamëz - Euronews Albania

Këto targa janë kopjuar nga autorët dhe ishin vendosur në automjetin që u përdor gjatë grabitjes me qëllim ngatërrimin e efektivëve të policisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”. Mediat kanë publikuar pamje të automjetit luksoz tip BMW X6, ngjyrë të bardhë që u përdor nga grabitësit për t’u arratisur nga vendngjarja.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së saj dhe identifikimin e autorëve. Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitet një argjendari në Kamëz

Një argjendari është grabitur këtë të martë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, mësohet se bëhet fjalë për argjendarinë “Marsi”. Sakaq, raportohet se hajd...

18:25

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI