Flash

Merrnin makina me qira dhe i shisnin, arrestohet punonjësi i DRSHTRR në Elbasan

Lapsi.al 28 November 2023
Merrnin makina me qira dhe i shisnin, arrestohet punonjësi i DRSHTRR

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim: Rodrigo Lulaj punonjës i DRSHTRR Elbasan dhe 38-vjeçari Mariglen Zanuni. Ata akuzoheshin se merrnin makina me qira dhe më pas i shisnin. Në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë ata kanë shitur 3 automjete, të cilët pasi i morën me qira, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Elbasan/Vijon megaoperacioni policor "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Vihet në pranga 25-vjeçari, punonjësi tjetër i DRSHTRR Elbasan që u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar "Fraud".

Në pranga dhe një 38-vjeçar, i cili bashkëpunoi me 3 shtetasit tashmë të vënë në pranga, për shitjen e 3 automjeteve që i morën me qera, të cilave i hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Si rezultat i veprimeve operacionale të zhvilluara në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fraud", dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapen dhe vunë në pranga shtetasin R. L., 25 vjeç, punonjës i DRSHTRR, Elbasan, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të vënë në pranga (1 punonjëse e DRSHTRR Elbasan dhe shtetasi Th. B.), kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kosovë/ Babë e bir plagosen me armë zjarrι

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Kosovë. Mësohet se babë e bir në Pejë janë plagosur me armë zjarri. Policia njofton se është...

10:15

Këmbimi valutor këtë të martë, 28 nëntor

Pak ndryshime janë evidentuar në tregun e këmbimit valutor shqiptar këtë të martë. Sot euro do të blihet me 102.3 lekë dhe do të shitet me 103.3 lekë. Një dolla...

08:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI