Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Misteri 100-vjeçar/ A e qëndisi Marigoja flamurin e pavarësisë? (VIDEO)

Lapsi.al 28 November 2023
Misteri 100-vjeçar/ A e qëndisi Marigoja flamurin e

Në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ende qarkullon fabula e Marigosë që ka qëndisur flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë.

Vajza për të cilën flitet është Marigo Posio dhe personazhi i saj njihet gjerësisht për shkak të filmit të vitit 1983 “Nëntori i dytë”.

Në film, Ismail Qemali i thotë Marigosë se sa herë do të përkujtohet dita e flamurit, do të kujtohet edhe emri i saj. Dhe kështu ka ndodhur vërtet.

Në Vlorë për nder të Marigosë ka edhe një bust.

Pra gjerësisht për publikun, Margioja njihet si personazhi që me duart e saj qëndisi e vetme flamurin e pavarësisë.

Megjithatë, përtej filmave të kinostudios “Shqipëria e re”, a ka në realitet një mënyrë për ta faktuar plotësisht se ai flamur ka qenë thurur nga shtizat e Marigosë?

Për t'iu përgjigjur kësaj pyetje ju ftojmë të ndiqni këtë video të përgatitur nga gazetari i Lapsi.al, Arbër Kaceli: 

Për më shumë video si kjo bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI