Flash

Nga ChatGPT te dua punë, çfarë kërkuan shqiptarët në Google këtë vit

Lapsi.al 28 November 2023
Nga ChatGPT te dua punë, çfarë kërkuan shqiptarët

Në kohën kur bota dixhitalizohet gjithnjë e më shumë, interneti është burimi kryesor për të eksploruar, për t’u informuar dhe për të ndarë një sërë idesh. Për shqiptarët, Google është dritarja virtuale që hapet çdo ditë për njohuritë, lajmet, dhe kuriozitetet e tyre.

Në vitin 2023, kërkimet në Google për Shqipërinë kanë pasuar një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimeve dhe zhvillimeve. Nga zhvillimet teknologjike në gastronominë lokale, nga ngjarjet më të rëndësishme globale te çfarë mund të vizitoj në fundjavë, këto janë disa nga kërkimet ndër muaj, sipas Google Trends.

Në një hulumtim specifik të 12 muajve të fundit, vihet re se ka dy interesa shumë të mëdha të shfaqura ndër kërkimet e shqiptarëve.

E para bëhet fjalë për ChatGpt, platforma e njohur tashmë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Ndërsa kërkimi i dytë në numër më i shpeshtë është ‘njoftime pune-marketing në Tiranë, që ka tejkaluar edhe kërkimet për “kërkoj punë në Gjermani’.

Ditëve të fundit është rritur kërkimi mbi “Europian 2024”, duke marrë në konsideratë fitoret e njëpasnjëshme të skuadrës sonë kombëtare në futboll.

Kërkime të tjera përfshijnë:

– Ryanair, muajin e fundit ka qenë në top kërkime duke marrë në konsideratë hyrjen e një operatori të ri low-cost të fluturimeve në Shqipëri.

– Luiz Ejlli- edhe pas muajve të përfundimit të reality show-t, kërkimet për fituesin e këtij viti të Big Brother Vip vijojnë.

– Google Translate, Weather, Festat Kombëtare 2023./MONITOR

Të këshilluara

Këmbimi valutor këtë të martë, 28 nëntor

Pak ndryshime janë evidentuar në tregun e këmbimit valutor shqiptar këtë të martë. Sot euro do të blihet me 102.3 lekë dhe do të shitet me 103.3 lekë. Një dolla...

08:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI