Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Komenti video/ A. Bushati: A e meritonte vërtetë Grenell një dekoratë nga shqiptarët?

Lapsi.al 29 November 2023
Komenti video/ A. Bushati: A e meritonte vërtetë Grenell një

Shumë media shqiptare u mbushën me tituj se një organizim i përvitshëm i shqiptarëve të Nju Jorkut, me emrin pompoz "Nëntori i shqiptarëve", kishte dekoruar diplomatin amerikan Richard Grenell. Ironia ishte se ai po dekorohej me “çmimin e mirënjohjes”, si një njeri që ka mbështetur Kosovën dhe Shqipërinë.

Por Riçard Grenell nuk ka bërë gjë për ta merituar këtë motivacion. Ai jo vetëm që nuk e dënoi sulmin terrorrist, jo vetëm që nuk e dënoi shpalljen e zisë kombëtare në Serbi nga Beogradi zyrtar, por ai këmbënguli se serbëëve të shtypur të veriut u takon të vetëmbrohen. 

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, në shkurt të këtij viti e dekoroi Grenellin si një nga diplomatët e vetëm që i ka dalë në mbrojtje Serbisë. Grenell ka qenë një diplomat i implikuar në shkëmbimin e territoreve dhe në ndarjen e Kosovës. Ai ishte njeriu që i përdori interesat e saj në funksion të fushatës elektorale të Donald Trampit. Ai organizoi grushtin politik të shtetit që organizoi për rrëzimin e qeverisë së zgjedhur demokratikisht me kryeministër Albin Kurtin. Ai e kërcënoi Kosovën me braktisje nga perëndimi…Pra ia vlente një vlerësim i shqiptarëve për të, në ditën e 28 nëntorit? Shikoni poshtë komentin video...

Për më shumë video si kjo poshtë bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook ◊

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI