Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Berisha mbledh kryesinë: Tani nisim mosbindjen civile

Lapsi.al 29 November 2023
Berisha mbledh kryesinë: Tani nisim mosbindjen civile

Partia Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha mblodhi pasditen e kësaj të mërkure kryesinë. Berisha u tha anëtarëve se tani kryesia duhet të hidhet në një betejë pa kthim, ashtu siç po bëjnë deputetët e kësaj partie. Berisha tha se, ajo që po bën mazhoranca sot në Shqipëri është një grusht i mirëfilltë i shtetit brenda shtetit.

“Asgjë nuk duhet të na pengojë në asnjë akt të mosbindjes civile për të bllokuar këtë regjim. Kjo është betejë me sakrifica dhe dhimbje, por në qoftë se nuk e bëjmë ne, Shqipëria vidhiset gjithnjë e më poshtë. Kjo është betejë për jetën dhe vdekjen e demokracisë” – tha Berisha duke shtuar se shqiptarët nuk mashtrohen më dhe se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, pasi “dora e tij e zezë shtrihet kudo”.

“Nuk ka më kohë tjetër, akt tjetër, vendim tjetër, përveç mosbindjes civile që ka njohur ky vend në historinë e vetë, në qoftë se nuk duam që të vazhdojnë votat të na i numërojnë Bajrët, të na i numërojnë banda tjera dhe ne të mashtrojmë shqiptarët se ne do mundim Edi Ramën.

Në qoftë se ne nuk duam që pushtetet e parlamentit të kalojnë të gjitha në duar të Edi Ramës. Në qoftë se nuk duam që hanxharët e krijuar në institucionet sot, SKAP-i është një organizatë kriminale absolutisht pa asnjë ndryshim nga hetuesia e Sigurimit të Shtetit.

Por jo në bazë ideologjie, se ata e bënë mbi bazë ideologjie se armiku i klasës duhet zhdukur, kurse këta mbi bazën e bandës, ryshfetit, mbi bazën e vrasjeve. Ndaj dhe një kthesë kërkohet nga ne” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë kabina elektrike në Fier

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “Kastriot Muço” në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse...

18:27

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI