Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Drake” surprizon shqiptarët/ Në klipin e ri me xhaketë me shqiponjë (VIDEO)

Lapsi.al 29 November 2023
“Drake” surprizon shqiptarët/ Në klipin e ri me

Reperi kanadez “Drake” ka habitur të gjithë me videoklipin e fundit të publikuar prej tij. Pikërisht një ditë pas 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ai ka publikuar këngën dhe çuditërisht ka një xhaketë me shqiponjën dykrenore pas krahëve. Është ende e paqartë se pse kjo zgjedhje dhe nëse është një rastësi apo e qëllimshme.

Drake ka publikuar pasditen e sotme këngën e tij më të re “Polar Opposites” dhe ajo çka bie në sy janë detajet me motive shqiptare. Shqiponja nuk gjendet vetëm në xhaketën që ai mban veshur, por edhe tek personat që e shoqërojnë. Në vargjet e këngës, ai duket se pyet dikë duke i thënë “Nuk e di se si bëhen gjërat në Prishtinë”, duke përmendur kryeqytetin e Kosovës.

“Ose unë po e lexoj gabim mesazhin tënd/ Ose veprimet e tua janë çorientuese/ Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/ Por, di vetëm se tensioni po rritet…” – thuhet në disa nga vargjet e këngës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI