Flash

Greqia hedh një tjetër hap drejt bllokimit të Shqipërisë në BE

Lapsi.al 29 November 2023
Greqia hedh një tjetër hap drejt bllokimit të

Qeveria greke po përshkallëzon reagimet e saj ndaj Shqipërisë për shkak të mbajtjes në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Gazeta greke “Protothema” shkruan se këtë të mërkurë në Këshillin e Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER), Greqia ka paraqitur shprehjen e një rezerve në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Ndërsa e përditshmja tjetër  greke Kathimerini, që trajton të njëjtin bllokim, e ve theksin te pa mundësia e Belerit për tu betuar.

“Një grek etnik i zgjedhur si kryetar i Bashkisë së Himarës në Shqipërinë e Jugut gjatë zgjedhjeve komunale të 14 majit, u pengua të betohet për shkak të një arrestimi për blerjen e supozuar të votës dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.”

Athina ka bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, nëse nuk do të ketë zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrës së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Më herët, gjatë muajit tetor, Greqia nuk pranoi dërgimin e asaj që quhet “letra e të 27”-ve për hapjen e një sërë Kapitujsh në pikënisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Më 4 dhjetor, gjykata e Tiranës do të marrë në shqyrtim, pas shumë muajsh pengesë, kërkesën e Fredi Belerit për t'i dhënë leje për të bërë betimin ndërkohë që do të zhvillohet edhe një gjykim normal për akuzën e blerjes së votave prej tij. Gjyqi për këtë çështje ka dështuar pas pranimit të dëshmitarit kryesor të akuzës se ka pasur lidhje me policinë dhe është paguar nga fonde sekrete. Ai pritet të nisë më 5 dhjetor në Tiranë” – shkruan “Protothema”.

“Me deklaratat e ministrit të Jashtëm, Giorgos Gerapetritis dhe me misionin në Tiranë të ministrit të shtetit Stavros Papastavros i cili vizitoi Fredi Belerin në burgun e Durrësit, Athina ka dërguar një mesazh të qartë se do të përdorë çdo mjet presioni që ka në dispozicion për të rrëzuar këtë ndjekje penale arbitrare dhe politike ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës duke dhunuar brutalisht Shtetin e Ligjit në Shqipëri” – e mbyll gazeta greke.

Pak javë më parë Athina e bllokoi letrën për hapjenne Kapitujve të parë duke dhënë një “sinjal” lidhur me çështjet që e shqetësojnë me Shqipërinë. Në këtë kohë, Athina mori presion shumë të fortë si nga Gjermania, ashtu edhe nga Presidenca spanjolle, për të ndryshuar qëndrimin e saj.

Megjithatë, Greqia nuk ka ndërmend të tërhiqet pa kishte, pasi pretendon se ndalimi shtatë-mujor i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës është një shkelje e shtetit të së drejtës, siç përshkruhet nga traktatet evropiane dhe acquis evropiane.

Më 4 dhjetor, Gjykata e Posaçme e Shqipërisë do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerii për betimin si kryetar i Bashkisë Himarë.

 

©LAPSI.al

Për më shumë shikoni më poshtë komentin video të Armand Shkullakut: "Veto e Greqisë për Fredi Belerin, çështje bilaterale apo problem i demokracisë në Shqipëri"

LEXO EDHE: Nga protesta e Himarës te ankesat në Bruksel, si lëvizi presioni grek për Belerin

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI