Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Familja kërkon zhvarrimin e Liridona Murselit

Lapsi.al 1 December 2023
Familja kërkon zhvarrimin e Liridona Murselit

Këtë të premte iu dha lamtumira e fundit, Liridona Murselit. 33-vjeçarja u ekzekutua në një inskenim të bashkëshortit të saj, Naimit i cili bashkëpunoi me dy persona të tjerë për eliminimin e bashkëshortes së tij. Nëna e dy fëmijëve u varros në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, fshat ku banon familja e bashkëshortit të saj, Naim Murselit.

Por pas zbulimit të së vërtetës dhe arrestimit të Murselit, mediat e Kosovës shkruajnë se familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e trupit të vajzës së tyre. Ata kërkojnë ta varrosin të bijën e tyre në fshatin e tyre në Rracaj.

Gjatë mbrëmjes së sotme u zbuluan detajet tronditëse që sollën arrestimin e Naim Murselit i cili dyshohet se i kishte premtuar ekzekutorit 30 mijë euro për vrasjen e të ndjerës. Thuhet se 15 mijë euro ia kishte dhënë para ngjarjes dhe pjesën tjetër do ta merrte pasi të kryente krimin.

Deri më tani janë arrestuar 3 persona në lidhje me këtë ngjarje: Naim Murseli (bashkëshorti i Liridonës), Granit Plava (autori) si dhe Kushtrim Kokalla, nipi i Murselit (bashkëpunëtor në ngjarje).

Naim Murseli shfaqej shpesh në rrjetet sociale ku ekspozonte jetën e luksit që bënte. Shpesh postonte foto nën shoqërinë e VIP-ave. Në foton e tij të fundit në facebook ai shfaqet me këngëtaren Rita Ora. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI