Flash

Kate Middleton dhe Mbreti Charles shfaqen në publik pas akuzave

Lapsi.al 1 December 2023
Kate Middleton dhe Mbreti Charles shfaqen në publik pas akuzave

Kate Middleton dhe Mbreti Charles u shfaqën për herë të parë pasi u emëruan si anëtarët e familjes mbretërore që dyshohet se ngritën "shqetësime" se çfarë ngjyre lëkure do të kishte fëmija i Princit Harry dhe Meghan Markle.

Middleton dhe William  ishin të gjithë të buzëqeshur ndërsa u shfaqën të enjten. Çifti pozoi për foto me Princeshën Victoria dhe Princin Daniel të Suedisë gjatë një mbledhjeje në Kështjellën Windsor në Angli.

Kjo është shfaqja e tyre e parë pas episodit të së mërkurës në "Piers Morgan Uncensored", në të cilin transmetuesi britanik zbuloi se ata ishin personat që Markle pretendonte se kishin vënë në dyshim ngjyrën e lëkurës së djalit të saj të palindur, Archie.

Markle, e bëri këtë pretendim për herë të parë gjatë intervistës së saj të marsit 2021 me Oprah Winfrey. Në atë kohë, ish-aktorja e  "Suits" nuk përmendi emra.

Emrat u përmendën aksidentalisht në kopjet holandeze të librit të ri të Omid Scobie, "Fundi i lojës: Brenda familjes mbretërore dhe lufta e monarkisë për mbijetesë". Libri po tërhiqet përkohësisht nga raftet në Holandë në mënyrë që referencat të mund të hiqen./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI