Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Naim Murseli i fiksuar pas VIP-ave/ Foto edhe me Ramën, Veliajn, Rita Orën e Dua Lipën

Lapsi.al 1 December 2023
Naim Murseli i fiksuar pas VIP-ave/ Foto edhe me Ramën, Veliajn, Rita

Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit u arrestua mbrëmjen e kësaj të enjteje i akuzuar si organizator i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Murselit. Ai thuhet se ka paguar 30 mijë euro Granit Plavën, një bashkëfshatarin e tij për të kryer vrasjen, dy net më parë. Në pranga u vu edhe nipi i Muselit, Kushtrim Kokalla, si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Murseli e inskenoi ngjarjen si grabitje, por policia mundi të zbulojë gjithçka.

Kush është Naim Murseli. Ai ka punuar si këshilltar i Behgjet Pacollit kur ai mbajti për pak kohë detyrën e Presidentit të Kosovës. Murseli ishte pjesë e stafit të kreut të Aleancës Kosova e Re. Në rrjetet sociale, Murseli ka reklamuar vazhdimisht jetesën luksoze që ka bërë në Suedi dhe Kosovë, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin. Të shumta janë edhe fotografitë e tij me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë.

Në profilin e tij në Facebook, Murseli për shkak edhe të angazhimit pranë njeriut më të pasur të Kosovës, ka hedhur foto me personalitete nga më të ndryshme politike dhe spektakli. Murseli ka publikuar fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani apo dhe Presidentin Bajram Begaj. Por po ashtu nuk mungojnë dhe fotot me këngëtaret shqiptare me famë botërore si Dua Lipa apo Rita Ora. ©LAPSI.al

Naim

Nga fotot me Ramën e Kurtin te Dua Lipa dhe Rita Ora, Naim Murseli nuk i

naim

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI