Flash

Përshkallëzimi i aksionit opozitar, Berisha: Nuk do jenë protesta të zakonshme

Lapsi.al 1 December 2023
Përshkallëzimi i aksionit opozitar, Berisha: Nuk do jenë protesta

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka një vendim që protestat e opozitës të nisin më datën 8 dhjetor, por theksoi se në momentin që do të nisin, do të jenë pa kthim.

Në konferencën me gazetarët ai tha se do jenë protesta që Shqipëria nuk i ka njohur deri më sot.

“Nuk një vendim të tillë, por protestat kur të fillojnë nuk do ndalojnë. Beteja pa kthim, që do të thotë nuk do ndalojnë. Nuk do jenë protesta të zakonshme, do jenë protesta të mosbindjes civile që Shqipëria nuk ka njohur deri në sot.

Sot revolta po zien në shpirtin e çdo shqiptari. Sot më shumë se kurrë, imagjinata e shqiptarëve punon për mosbindjen civile.

Parlamenti është bërë shembulli më i gjallë, më frymëzues, më magjepsës i të gjithë atyre që janë të vendosur të angazhohen në një betejë pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi banditesk”,- tha Sali Berisha.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim muaji

Në tregun e këmbimi valutor sot monedha euro do blihet me 101 lekë dhe do shitet me 102.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 92.5 lekë dhe do shitet ...

08:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI