Flash

Vrau fqinjin për kanalizimin e ujërave të zeza, pendohet autori: Më ofenduan

Lapsi.al 1 December 2023
Vrau fqinjin për kanalizimin e ujërave të zeza, pendohet autori:

Detaje të reja janë mësuar nga krimi i një dite më parë ku Maliq Marku vrau fqinjin e tij Shefqet Hasa dhe plagosi një tjetër.

Përpara uniformave blu ai është shprehur i penduar por shtoi se viktima dhe i plagosuri e kishin ofenduar.

“Ngjarja ndodhi shumë shpejt, Shefqet Hasa dhe Bekim Keça më ofenduan. Kemi pasur mosmarrëveshje për kanalizimet kërkova që të sqaroja situatën. Në gjaknxehtësi e sipër mora armën dhe qëllova ndaj tyre. Qëllova për vetëmbrojtje, jam penduar për veprimin tim”- ka thënë ai.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Laknas ditën e enjte. Maliq Marku qëlloi 4 plumba mbi Shefqet Hasën, ndërsa 2 ndaj Besnik Keqes. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkak i ngjarjes ishte bërë një kanal për ujërat e zeza. Të tre të përfshirët në këtë ngjarje jetonin në një lagje.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim muaji

Në tregun e këmbimi valutor sot monedha euro do blihet me 101 lekë dhe do shitet me 102.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 92.5 lekë dhe do shitet ...

08:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI