Flash

Dhunuan dhe plagosën me thikë 20-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin

Lapsi.al 2 December 2023
Dhunuan dhe plagosën me thikë 20-vjeçarin, arrestohen dy

Dy vëllezër janë vënë në pranga në Kurbin pasi kanë plagosur një 20-vjeçar. Ata e kanë goditur të riun me thikë. Ky i fundit ka shkuar në spital me plagë të ndryshme në pjesë të trupit. Pas kësaj policia zbuloi se ngjarja është kryer nga dy vëllezërit nga Kurbini, Jozef Çaku (Kolici) dhe Ervis Kolici.

“Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Jozef Çaku (Kolici) 33 vjeç dhe Ervis Kolici 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’ kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës””, njoftoi policia.

Dy vëllezërit dyshohet se e kanë plagosur të riun pas një konflikti për motive të dobëta. Ata janë fqinj me njëri tjetrin. Në këtë mënyrë i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht dhe në fund e kanë lënë të plagosur. 20-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI