Flash

Skema e re e Champions, Italia humb skuadrën e pestë: parakalohet në renditje nga Anglia

Lapsi.al 2 December 2023
Skema e re e Champions, Italia humb skuadrën e pestë: parakalohet
Me ndeshjet e Europa League dhe Conference League u mbyll raundi i pestë i kompeticioneve europiane. Italia, e kaluar nga Spanja pas humbjes së Milan ndaj Borussia Dortmund, pozicionohet në vendin e tretë në renditjen sezonale të UEFA-s të rezervuar për Kombet. Megjithatë, përpara nuk janë më spanjollët që rrëshqitën në vendin e katërt, por Gjermania dhe Anglia. Për momentin, Italia nuk do të ketë të drejtën e bonusit të një skuadre të pestë në Champions League-n e ardhshme, një avantazh i rezervuar për dy vendet e para në renditje. Gjermania (12.642 pikë), Anglia (11.750) dhe Italia (11.714). Ky është podiumi i përkohshëm i një gare të gjatë që do të përfundojë vetëm në fund të majit. Ata që tërheqin Italinë janë Inter (2.43) dhe Lazio (2.29 pikë). Më pas Atalanta (1.86), Fiorentina (1.43), Napoli dhe Roma (1.29). Vendi i fundit për Milan (1.14), që është edhe i vetmi ekip që rrezikon seriozisht eliminimin, duke e çuar numrin e përfaqësuesve të Serie A në Evropë nga 8 në 7. Lexo më tej: Champions League: 12 skuadra të kualifikuara, ja parashikimet e hipotezat për 4 të mbeturit

SI JEPEN PIKËT?

Koeficientët bazohen në rezultatet e klubeve të secilës Federatë në sezonin aktual të kupave dhe pikët jepen si më poshtë: 2 pikë: çdo fitore në fazën e grupeve 1 pikë: çdo barazim në fazën e grupeve 4 pikë: bonus pjesëmarrjeje në raundin e 1/8 të Champions League 4 pikë: fituesit e grupeve të Europa League/Conference 2 pikë: të dytët në grupet e Europa League/Conference 1 pikë: çdo raund i arritur nga 1/8 (UCL, UEL) 1 pikë: çdo raund i arritur nga gjysmëfinalet (UECL).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI