Flash

Dinamo fundos Laçin dhe kërcënon vendin e katërt: Andoni e Bardhi i japin suksesin Mehmetit

Lapsi.al 3 December 2023
Dinamo fundos Laçin dhe kërcënon vendin e katërt: Andoni e

Dinamo merr fitoren e tretë që kur Mehmeti është ulur në pankinë dhe zgjat pathyeshmërinë me teknikun prej 6 takimesh. Andoni e Bardhi kanë likuiduar 2-0 Laçin, në Niko Dovana, në sfidën e vlefshme të javës së 15 të Superiores. 19 pikë për "Nëndetësen" që vjen tashmë dy pikë larg vendit të tretë, me kërcënimin e deklaruar për një vend në Final Four.

Skuadra e Mehmetit ka bërë gjithçka siç duhet në sfidën e sotme. Prapavija e Dinamos është shndërruar në një mur të pakalueshëm. Ndeshja e katërt radhazi pa pësuar, për atë që me teknikun italian ishte mbrojtja më e dobët e Superiores. Andoni provoi që në fillim të ndëshkonte Dajsinanin, që u mbrojt si duhet. Kryeqytetasit jo se bënë shumë, por me Lorran e Goudjabi vendosën nën presion kurbinasit. Manellari rrezikoi Salin, në të vetmin rast të pjesës së parë për Laçin. Mungesa e rrezikshmërisë u ndëshkua dy minuta nga fundi. Goudjabi shërbeu në qendër dhe Andoni kaloi dinamovitët në avantazh.

Laçi reagoi në pjesën e dytë, me Ujkën e Manellarin ndër më aktivët, por nuk mundi të zgjidhë situatat para portës së Salit. Dinamo, përkundrazi, në minutën e 90' kundërsulmoi me Tushën që i dha mundësinë Bardhit të mbyllte ndeshjen me golin e 2-0.

Shtatë ndeshje pa fitore për Mirel Josën dhe Laçin, që e sheh veten në pozita shumë delikate me 16 pikë, në vendin e parafundit. Tre fitore e tre barazim që kur Dritan Mehmeti është ulur në pankinën e Dinamos për të zëvendësuar Di Biaggio. Tekniku po e kthen serinë pozitive në një nxitje për të tijtë. E blutë, nga mungesa e shpresës, tani janë vetëm dy pikë larg një vendi në katër më të mirët, ku synohet të jetë renditja në fund të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI