Flash

Kukësi, ndeshja e pestë pa fitore: Lala tradhëton Nicën, por Teuta nuk fiton dot as kundër 10 lojtarëve

Lapsi.al 3 December 2023
Kukësi, ndeshja e pestë pa fitore: Lala tradhëton Nicën, por
Sfida e mbijetesës përfundon pa fitues. Kukësi dhe Teuta kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në “Kukës Arena”, për javën e 15 të Superiores. Ndeshja e pestë radhazi pa fitore për Nicën, që u tradhëtua nga Lala, i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 38'. Me një lojtar më pak deri në fund të ndeshjes, Kukësi reduktoi dëmet me 0-0 e arritur. Teuta mbetet e fundit e paaftë të mposhtë edhe një kundërshtar me një lojtar më pak. Në kërkim të pikëve tepër të rëndësishme për gjendjen në të cilën ishin skuadrat në renditje, sfida nisi me kontraste të ashpra. Kryesisht u luajt në mesfushë, me mundësitë për të shënuar që pothuajse munguan. Askush nuk tërhiqej në përplasje, por gjërat u vështirësuan për Kukësin në minutën e 36’. Lala shkaktoi një ndërhyrje të rëndë dhe pas ndërhyrjes së VAR-it u ndëshkua me karton të kuq (arbitri fillimisht i akordoi të verdhë). Lexo më tej: Derbi që vendos diktatin mbi kryeqytetin në statistika: Tirana zotëron topin, Partizani zonën Në pjesën e dytë, Teuta u mundua të bënte dicka më shumë për të fituar. Kukësi edhe në inferioritet (Lala karton i kuq 36') u mbrojt mu kujdes, pa lënë hapësira. E kështu, askush nga skuadrat nuk arriti të shqetësonte portierin kundërshtar e aq më pak të zhbllokonte ndeshjen. Me pikën e ruajtur, Kukësi është larguar disi nga zona e ftohtë. Nica e sheh veten në vendin e 7 me 16 pikë, por me një seri prej 5 ndeshjesh pa fitore. Ndërsa Teuta vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 13 pikë dhe nuk njeh sukses prej 6 takimesh, në të cilat ka marrë vetëm dy pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI