Flash

Belgjika arrin marrëveshjen me Engie/ Edhe 10 vjet jetë për dy reaktorëve bërthamorë

Lapsi.al 4 December 2023
Belgjika arrin marrëveshjen me Engie/ Edhe 10 vjet jetë për dy

Belgjika dhe grupi energjetik Engie kanë finalizuar marrëveshjen për të zgjatur funksionimin e dy reaktorëve bërthamorë në vend edhe për 10 vjet. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja Federale e Energjisë, Tinne Van der Straeten, gjatë emisionit 'De Zevende Dag' të transmetuar në televizionin belg Vrt.

“Diskutimet politike do të fillojnë nesër. Javën në vijim do të ketë diskutime brenda qeverisë dhe gjithçka do t'i dorëzohet Këshillit të Shtetit”, bëri me dije Van der Straeten.

Në mars 2022, menjëherë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, qeveria federale e Belgjikës vendosi të mbajë në funksion dy termocentralet më moderne bërthamore, Doel 4 dhe Tihange 3, për të siguruar më pak varësi nga gazi natyror rus dhe i huaj. Pas negociatave të gjata me Engie, palët kishin rënë dakord përkohësisht në qershor për kushtet e zgjatjes në lidhje me afatet dhe financimin për çmontimin dhe menaxhimin e mbetjeve.

“Tashmë negociatat kanë përfunduar plotësisht dhe në tavolinë është një tekst prej 1500 faqesh”, shpjegoi Van der Straten, duke e cilësuar si absurde kërkesën e disa palëve për një zgjatje me njëzet vjet në vend të dhjetë. Për dritën jeshile përfundimtare do të jetë i nevojshëm edhe miratimi i Komisionit Evropian.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI