Flash

Daily Mail: Si gangsterët shqiptarë morën kontrollin e tregut të drogës në Britani

Lapsi.al 4 December 2023
Daily Mail: Si gangsterët shqiptarë morën kontrollin e tregut

Bandat dhe mafia shqiptare vazhdojnë të zënë titujt e para të mediave britanike. Kështu, tabloidi Daily Mail shkruan se “gangsterët shqiptarë të armatosur kanë kapur kontrollin e tregut të drogës në Britani dhe po mbushin burgjet aq shpejt sa qeveria po dërgon disa prej tyre në shtëpi”.

Bandat nga shteti ballkanik tani ‘ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm’ mbi furnizimin me kokainë, shkruan gazeta e cila i referohet edhe një raporti të Kombeve të Bashkuara, me kriminelë të dhunshëm që importojnë drogën nga homologët e tyre në kontinentin e Evropës përmes porteve në Anglinë juglindore.

Një gjykatës paralajmëroi se fermat e kanabisit që drejtoheshin nga rrjetet kriminale shqiptare kishin arritur ‘nivele epidemike’ dhe, sipas gjykimit të tij, ‘bëheshin diçka si industri’.

“Të ndihmuar nga aleancat me kartelet e drogës të Amerikës së Jugut, këta gangsterë brutalë po e përforcojnë kontrollin e tyre duke përdorur një kombinim të frikës dhe dhunës vdekjeprurëse – ndërkohë që marrin pjesë në mediat sociale për të ndarë foto të neveritshme të drogës, armëve dhe parave të gatshme”, vijon shkrimi i Daily Mail.

Së fundmi doli se 80 emigrantë shqiptarë janë dënuar me gjithsej 130 vite burg gjatë katër muajve të parë të vitit. Krimet e tyre përfshinin vrasje, përdhunim, shkelje me armë zjarri dhe rrëmbim.

Shkalla e valës së krimit po ushtron presion mbi burgjet tashmë të shpërthyera në Mbretërinë e Bashkuar, me Qeverinë e detyruar të bëjë marrëveshje me Tiranën për të lejuar deportimin e kriminelëve përpara përfundimit të dënimit.

Megjithatë, disa të rinj shqiptarë po futen fshehurazi në Britaninë e Madhe dhe po bashkohen me bandat e drogës me qëllim që të dërgohen në burg, në mënyrë që të mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne dhe të fitojnë azil, zbuloi së fundmi MailOnline.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI