Flash

Komentatori Pardo lë nam gjatë Napoli-Inter: "Osimhen nuk e ka 90 mes këmbëve"

Lapsi.al 4 December 2023
Komentatori Pardo lë nam gjatë Napoli-Inter: "Osimhen nuk e ka 90

Napoli-Inter kishte vetëm pak sekonda që kishte nisur, kur komentatori I Dazn, Pardo, vendosi të dhurojë perlën e parë të mbrëmjes. Komentatori, duke folur për Osimhen, në lidhje edhe me fjalët e teknikut Mazzarri për të, bëri një gafë të madhe duke thënë: “Osimhen, siç tha edhe Mazzarri, nuk e ka 90 në mes të këmbëve... nuk i ka në këmbë, nuk i ka në këmbë”.

Ambrosini, në krah të tij, duhej të përmbahej që të mos shpërthente në të qeshur. E sa herë që i duhej të fliste për gjendjen fizike të Osimhen, i pyetur nga Pardo, i duhej të mbyste të qeshurën. Sidoqoftë, ish-mesfushori i Milan ia doli të kalonte me sukses momentin e sikletshëm e më pas të përqendrohej te ndeshja.

Lexo më tej: "Humbëm për fajin e arbitrit": De Laurentiis i tërbuar, thërret në çështje FIGC e AIA

Gafa e komentatorit nuk ishte një ogur i mirë për Napolin dhe Osimhen. Nigeriani vërtetë që nuk i kishte 90 minutat në këmbë dhe nuk la shenjë kundër Inter, edhe pse një penallti duhet ta kishte fituar. Sidoqoftë, gafa e komentatorit Pardo nuk bëri të qeshte vetëm Ambrosinin, por duhet të ketë qenë momenti i vetëm i bukur për tifozët e Napolit në këtë ndeshje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI