Flash

“Po na mohohet e drejta për përfaqësi në Reformën Zgjedhore”, Bardhi: S’do të tërhiqemi

Lapsi.al 4 December 2023
“Po na mohohet e drejta për përfaqësi në Reformën

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj, ndërsa i bëri thirrje maxhorancës që t’i thërrasë arsyes.

“Siç edhe e patë, edhe pse prej kohësh Kuvendi është futur në një anormalitet, maxhoranca nuk ka asnjë reflektim sa i takon respektimit të të drejtave të opozitës. Opozita shqiptare nuk ka kërkuar asnjë favor të vetin. Opozitës i mohohet e drejta për të pasur përfaqësues të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe shqiptarëve s’do iu jepet mundësi që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të kenë zgjedhje të ndershme. Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Kjo e drejtë na mohohet prej dy muajsh, Ajo që patë sot ishte vijim i aksionit tonë për të mos lejuar dhe deputetët e PS që të punojnë në mënyrë normale. Sot në Kuvend jemi përballur me rrethimin nga forcat e sigurisë, një ndodhi në një vend anëtar të NATO-s.

U rrethuam me forca sigurie. Kjo godinë dhe kjo sallë ka humbur misionin e vetë dhe të përfaqësimit të qytetarëve, por është pushtuar nga forcat e sigurisë. Ne do të vazhdojmë që qëndrojmë në këtë aksion. Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi. Pasi do të thotë që të pranojmë de-facto rënien e shtetit të së drejtës. Apeli im për maxhorancës, është që në vend të forcës të fusë në punë arsyen dhe logjikën.”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI