Flash

Video/ "Ik q*u": Haaland tërbohet me arbitrin, por tani rrezikon skualifikimin

Lapsi.al 4 December 2023
Video/ "Ik q*u": Haaland tërbohet me arbitrin, por tani rrezikon
Edhe në Angli janë ndezur polemikat e arbitrave, në fund të raundit të 14 të Premier League. Protagonist ishte Erling Haaland, që përfundoi në të gjitha tabloidet pas asaj që ndodhi në Manchester City-Tottenham (3-3 përfundimtar). Sulmuesi norvegjez u tërbua kundër arbitrit të ndeshjes Simon Hooper, fajtor se nuk u kishte dhënë Citizens një avantazh të qartë në kohën shtesë. Ish-lojtari i Salzburg shërbeu Grealish në fushë të hapur para se arbitri të vendoste të ndalonte aksionin për një faull ndaj Haaland. Ky i fundit, u ndalur në mënyrë të parregullt, por kishte vazhduar duke dhënë një asist fantastik për ndërkombëtarin anglez. Lexo më tej: Topi i Artë për Lionel Messi, shpërthen Matthäus: "I pamerituar, Haaland më i mirë se ai gjithë vitin" 23-vjeçari norvegjez fjalë për fjalë 'u çmend', duke bërtitur "ik q*u" disa herë ndaj Hooper në fund të ndeshjes. Haaland e përkeqësoi situatën e tij me shpërthimin në X (ish-Twitter), më pas të fshirë. Nuk nevojiten shpjegime para postimit të lojtarit të lindur në vitin 2000, i cili ripostoi imazhet e inkriminuara duke shkruar "Wtf", një shkurtim i 'What The F*ck'. Haaland, i cili gjithashtu diskutoi ashpër me pankinën e Spurs, tani rrezikon një skualifikim nga FA për shkak se ka kritikuar rëndë punën e arbitrit në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI