Flash

Video/ Me alipinistë e helikopterë: pastrim spektakolar i dëborës në Allianz Arena

Lapsi.al 4 December 2023
Video/ Me alipinistë e helikopterë: pastrim spektakolar i
Bayern Munich nuk mundi ta luante ndeshjen në shtëpi kundër Union Berlin, e planifikuar fillimisht të shtunën (15.30) në Bundesligë. Takimi u anulua për shkak të kaosit që krijuan reshjet e dendura të borës në Mynih. Krahas transportit publik lokal kryesisht jashtë funksionit dhe pasigurisë nëse punonjësit e sigurisë do të kishin mundur të shkonin në punë, rreziku i orteqeve nga çatitë e stadiumit Allianz Arena ishte një nga arsyet e shtyrjes së ndeshjes!

PASTRIM SPEKTAKOLAR I BORËS NË BAVARI

Alpinistë profesionistë u vendosën të shtunën për të hequr masat e mëdha të borës nga jastëkët e ajrit të stadiumit! Punëtorët zbritën nga çatia dhe rrëzuan malet me dëborë njëri pas tjetrit. Në këtë mënyrë ortekët kanë zbritur në mënyrë të kontrolluar. Lexo më tej: FOTO/ Dëbora ndalon Bayern-Union Berlin: shikoni gjendjen e stadiumit madhështor Të dielën, aksioni vazhdoi edhe më modern: një helikopter qarkulloi mbi stadiumin e Bayern Allianz Arena. Era e fortë dhe presioni i ajrit i krijuar nga tehet e elikës arriti të rrëzojë borën e mbetur nga çatia e stadiumit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI