Flash

Video/ Mourinho provokues, flet portugalisht në intervistë: “Italishtja ime nuk është e mirë për disa koncepte"

Lapsi.al 4 December 2023
Video/ Mourinho provokues, flet portugalisht në intervistë:
José Mourinho jep një shfaqje të vërtetë në fund të Sassuolo-Roma. Pas fitores së vështirë në Reggio Emilia, tekniku i verdhekuqve u paraqit para mikrofonave të Dazn, duke folur ekskluzivisht në portugalisht: "Italishtja ime nuk është e mjaftueshme dhe jo aq e mirë për të shprehur disa koncepte – ishin fjalët provokative të Special One, të përkthyera nga një përkthyes i vënë në dispozicion të klubit -. Një koncept që e kam nënvizuar tashmë është se stabiliteti emocional është thelbësor për të marrë rezultate". Pastaj një tjetër shigjetim ndaj sulmuesit jeshilzi Berardi: “Për sa i përket topit që nuk i kthyem në fund, i thamë atyre të Sassuolo që për të marrë Fair Play duhet edhe ta japësh dhe ata në ekipin e tyre kanë një lojtar që i mungon loja e ndershme”. Lexo më tej: Mourinho tallet me spanjollin e Lazios Pedro: “Mund të bënte not, hidhet si në pishinë” "Dua të falënderoj pronarët dhe drejtorin Tiago Pinto që më mbështetën në 24 orët e fundit - vazhdoi Mourinho - Ishte një fitore e vuajtur, por e merituar. Edhe kur pësuam një gol, ne ishim skuadra më e mirë në fushë. Jam shumë i lumtur për lojtarët dhe për të gjithë tifozët tanë. Duhet t'i kushtoj një fjalë edhe ndihmësit tim Salvatore Foti, i cili nuk ishte sot aty, por që punoi shumë për këtë ndeshje."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI