Flash

Video/ Shorti e vendosi përballë Italisë “së tij”, Ramadani lëshon dorezën e sfidës: “Mund të bëjmë mrekullinë”

Lapsi.al 4 December 2023
Video/ Shorti e vendosi përballë Italisë “së
Grupi më i fortë i dalë nga goglat në Hamburg është ai ku bën pjesë Shqipëria. Në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, kuqezinjtë do të përballen me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të frikshëm, duke patur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar. E megjithatë, mesfushori i Lecce Ylber Ramadani është i ngazëlluar nga fakti që do të gjejë përballë Italinë “e tij”. Në një pronocim për fshf.org, mesfushori i Kombëtares, Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur në Hamburg. “Një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tone”. Lexo më tej: “Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina”: Sylvinho nuk e humb humorin nga shorti e tregon bisedën me Spalletti Sipas tij asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin. “Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi patur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dorëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani”, përfundoi Ramadani.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI