Flash

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup/ Babai në burg, urdhër-arresti për politikanin pro-rus

Lapsi.al 4 December 2023
Vrasja e 14-vjeçares në Shkup/ Babai në burg,

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë lëshuar edhe zyrtarisht një fletë arresti ndërkombëtar për Lupço Palevski – Palço. Ai është i dyshuari kryesor si organizator dhe autor i vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.

“Lupço Palevski, i lindur më 12.12.1964. në Shkup kërkohet me urdhër ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” sipas urdhrit XV KO nr. 3047/23 të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Nga ana tjetër, babai i 14-vjeçares, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet i përfshirë në ngjarje është dërguar në burgun hetimor në Shuto Orizarë, pasi Gjykata Penale ka pranuar kërkesën e prokurorisë për 48 orë paraburgim.

Sipas deklaratave të 3 bashkëpunëtorëve të Ljupço Palevskit, Aleksandar Gjorçevski i ka njoftuar për rutinën e saj të përditshme, për orën kur ajo do të shkonte në shkollë në mëngjes kur ata e kishin rrëmbyer dhe se do të ishte vetëm pa motrën e saj.

Sipas prokurorisë vajza u vra që ditën e rrëmbimit. Megjithatë Lupço Palevski – Palço me partinë e tij pro-ruse bëri gjatë gjithë kohës së zhdukjes së vajzës propagandë se ajo ishte rrëmbyer nga shqiptarë. Për këtë arsye ministria e Brendshme theksoi se autorët janë të gjithë të etnisë maqedonase. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI