Flash

Arbitri Massa 'non grata' në Napoli, AIA i jep të drejtë: goli i parë i rregullt

Lapsi.al 5 December 2023
Arbitri Massa 'non grata' në Napoli, AIA i jep të

Vlerësimi i AIA-s për paraqitjen e arbitrit Davide Massa në Napoli-Inter është pozitiv. Pavarësisht protestave të të kaltërve, vëzhguesit e arbitrave në stadiumin Maradona e kanë gjykuar pozitivisht punën e arbitrit ligur. Megjithatë, shton Il Mattino, Massa nuk do të të gjykojë më ndeshjet e Napolit për një farë kohe.

Në pritje të ndonjë deklarate zyrtare nga dizenjatori i arbitrave Rocchi, ka edhe një shpjegim për rregullsinë e golit të parë të Calhanoglu. Para së gjithash, çështja Lotobtka-Lautaro: gazeta napolitane shpjegon se si sllovaku, në momentin e mbajtjes nga argjentinasi, e kishte humbur tashmë zotërimin e topit, nuk mund ta mbërrinte më dhe kjo është arsyeja pse Massa nuk e ndaloi lojën.

VAR, megjithatë, nuk ndërhyri më pas, sepse goli vijen në një Attacking Possession Phase (o APP) të re. Pra, një veprim i ri ofesnsiv në të cilin kontakti Lobotka-Lautaro nuk kishte më rëndësi, të paktën për qëllimet e VAR. Në fakt, ka një periudhë të caktuar, para dhe pas një episodi të vetëm, brenda së cilës mund të rishikohen imazhet dhe ajo periudhë kishte kaluar tashmë përpara goditjes së Calhanoglu. Il Mattino kujton gjithashtu se është i njëjti rast për të cilin në Salerno nuk u anulua goli i Raspadori, pavarësisht pozicionit jashtë loje të Olivera.

Lexo më tej: Moviola e Cesari, Inter u favorizua në Napoli: "Goli duhej anulluar, ndaj Osimhen ishte penallti”

Sido që të jetë, ka shumë gjasa që Massa të mos arbitrojë për disa kohë Napolin. Një vendim i kuptueshëm për të shmangur tensionet e mëtejshme si për ambientin e të kaltërve, ashtu edhe për qetësinë e arbitrit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI