Flash

Arrestohet shqiptari në Greqi, kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë

Lapsi.al 5 December 2023
Arrestohet shqiptari në Greqi, kërkohej për vrasje të mbetur

Një 38-vjeçar shqiptar që ishte shpallur në kërkim është arrestuar në Greqi, pasi rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Mediat e huaja, ende nuk kanë bërë publik emrin e tij, por bëjnë me dije se shqiptari është pikasur mbrëmjen e së shtunës teksa drejtonte veturën e tij dhe është arrestuar, pasi është konstatuar se nuk kishte patentë. Në hetimin paraprak të mëpasshëm në komisariatin lokal të policisë, u zbulua duke iu referuar dëshmive të tij se ai kishte një urdhër të pazgjidhur të lëshuar nga autoritetet në vendin e tij.

Shqiptari tetorin e kaluar ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë. Kështu, 38-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kretës, e cila po nis procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, e cila ishte në kërkim të tij.

Të këshilluara

180 milionë euro për t’u siguruar në 2023

Tregu i sigurimeve ka arkëtuar këtë vit një total prej rreth 180 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, rritje që në mas...

17:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI