Flash

Çfarë shkruante 14-vjeçarja në Shkup para se të rrëmbehej dhe vritej për të atin

Lapsi.al 5 December 2023
Çfarë shkruante 14-vjeçarja në Shkup para se të

Detaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska u rrëmbye dhe u vra.

Deri tani 5 persona dyshohen se janë të përfshirë në këtë krim të rëndë por dhe në vrasjen e 74-vjeçarit nga Velesi i Maqedonisë së Veriut, trupi i të cilit u gjet së bashku me të miturën.

Autopsia do të përcaktojë dhe kohën dhe shkaqet e vrasjes së 14 vjeçares e cila u zhduk më 27 nëntor pak pasi kishte dalë nga banesa për të shkuar në shkollë dhe u gjet më 3 dhjetor e vrarë dhe e groposur

Kjo paraqet një nga provat kryesore në procesin kundër Lupço Palevskit – Pallço, Velibor Manevit, Vlatko Keshishevit, Bore Videvskit dhe babait të viktimës, Aleksandar Gjorçevski. Ndaj Lupço Palevskit është firmosur urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa babai i saj ndodhet i arrestuar. Ajo çka e bën më tragjike këtë histori është përfshirja e babait të vajzës.

Personat e arrestuar në dëshminë që kanë dhënë kanë thënë se oraret kur do të dilte vajza nga shtëpia i kanë marrë nga babai I saj. Motivi i rrëmbimit ka qenë për të marrë para nga nëna e saj për shkak se bashkëshortët ishin divorcuar

Megjithatë, suket se marrëdhëniet mes vajzës dhe babait ishin shumë tëm irë. Kjo vërtetohet nga provat e gjetura në sendet e vajzës. Në një detyrë për ditën e falenderimeve, vajza 14-vjeçare kishte shkruar se ishte mirënjohëse dhe ishte falenderuese për tërë jetën për babain e saj për atë çfarë kishte bërë për të.

Të këshilluara

180 milionë euro për t’u siguruar në 2023

Tregu i sigurimeve ka arkëtuar këtë vit një total prej rreth 180 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, rritje që në mas...

17:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI