Flash

“Drejtësi për gratë e vrara”: Në Prishtinë protestohet pas vrasjes së Liridonës (VIDEO)

Lapsi.al 5 December 2023
“Drejtësi për gratë e vrara”: Në Prishtinë

Qytetarë të Kosovës kanë protestuar të martën pasdite në Prishtinë kundër dhunës dhe vrasjes së grave, rreth një javë pas vrasjes së një gruaje 30-vjeçare në kryeqytet - një rast që e tronditi vendin.

Liridona Murseli u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në fshatin Bërnicë, disa kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.

Vrasja e saj tronditi vendin, sepse bashkëshorti i saj, Naim Murseli, u arrestua si i dyshuar për organizimin e vrasjes së saj.

Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” dhe “Vrasësit e grave në burg”, dhe duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për Liridonën” dhe “Drejtësi për gratë e vrara”, protestuesit marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në qendër të qytetit.

Liridona është gruaja e katërt që u vra sivjet në Kosovë.

Të dyshuar për vrasjen e Liridonës janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy persona të tjerë me inicialet G.P, dhe K.K, sipas Policisë së Kosovës. Gjykata u ka caktuar atyre një muaj paraburgim.

Fillimisht, u raportua se Liridona u vra gjatë një grabitjeje, por prokuroria dyshon se bashkëshorti i saj, Naimi, e organizoi vrasjen, siguroi armën për dorasin dhe premtoi 30 mijë euro shpërblim.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, në periudhën janar-tetor të këtij viti, në Kosovë u raportuan tri gra të vrara brenda familjes.

Po sipas policisë, në dhjetë muajt e parë të vitit u evidentuan 2.186 raste të dhunës në familje - prej të cilave viktima ishin mbi 1.700 gra.

Gjatë gjithë vitit 2022, ndërkaq, ishin 2.765 raste të dhunës në familje, me mbi 2.200 viktima gra - katër prej tyre të vrara.

Në bazë të raportimeve të Policisë së Kosovës dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, numri i përgjithshëm i grave të vrara në Kosovë nga viti 2010 deri në nëntor të këtij viti është 55./REL

Të këshilluara

180 milionë euro për t’u siguruar në 2023

Tregu i sigurimeve ka arkëtuar këtë vit një total prej rreth 180 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, rritje që në mas...

17:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI