Flash

E pabesueshme në Brazil: Vitoria mund të ndryshojë emrin e të marrë atë të të një faqe eskortash

Lapsi.al 5 December 2023
E pabesueshme në Brazil: Vitoria mund të ndryshojë emrin e

Një situatë mjaft e çuditshme po ndodh në Brazil. Protagonist është klubi Vitoria, që sapo ka fituar promovimin në kampionatin e ardhshëm të Brasileirao, ekuivalenti i Superiores në Shqipëri. Klubi është në qendër të një oferte unike ekonomike.

OFERTA E NJË FAQE ESKORTASH PËR T'I NDRYSHUAR EMRIN

Rezultati i shkëlqyer sportiv i arritur nga Vitoria do t'i japë një vitrinë më të gjerë sponsorëve të saj. Një prej tyre është faqja e eskortave Fatal Model, e cila tani për tani ka emrin në mëngën e fanellës së ekipit të parë. Por faqja është ambicioze dhe ka ofruar rreth 18 milionë euro për të vendosur emrin e saj krahas atij të Vitoria, si dhe për t'i dhënë emrin stadiumit. Një ofertë e çmendur për një klub të sapo promovuar, por mundësia për ta quajtur veten Model Fatal Vitoria nuk i ka pëlqyer fare disa ortakëve.

Lexo më tej: Felipe Melo bën 'copë' Mbappé: "Është një budalla, duhet ta mbajë gojën mbyllur"

OFERTA E PAREFUZUESHME?

Klubi ka më shumë se 33 mijë ortakë dhe vendimi duhet të merret nga shumica. Ka nga ata që janë kundër dhe ka nga ata që pranojnë se shuma e ofruar është tërheqëse. Për më tepër do t'i mundësonte klubit të ketë të ardhura më të mëdha për 10 vitet e ardhshme. Në Brazil, tifozët e klubit janë të ndarë dhe opinioni publik po ashtu po pozicionohet për këtë rast.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI