Flash

Inter në ankth, tërheqje muskulare për De Vrij e Dumfries: jashtë fushave për rreth 20 ditë

Lapsi.al 5 December 2023
Inter në ankth, tërheqje muskulare për De Vrij e Dumfries:
Nga infermieria e Inter kanë mbërritur konfirmimet për problemet muskulare të pësuara nga Stefan De Vrij dhe Denzel Dumfries. Të dy lojtarët zikaltër u dëmtuan gjatë ndeshjes kundër Napolit. Mbrojtësi qendror dhe anësori, në fakt, iu nënshtruan disa testeve instrumentale. Kontrollet evidentuar përkatësisht një tendosje në aduktorët e kofshës së majtë dhe një tendosje në përkulësit e kofshës së majtë. Për momentin, nuk janë ende të sakta kohët e rikuperimit, por duhet të jenë rreth 20 ditë larg fushave. De Vrij dhe Dumfries do të rivlerësohen javën e ardhshme për të kuptuar situatën në zhvillim. Synimi është që ata të rikthehen në dispozicion për ndeshjen kundër Genoas para fundit të vitit. Lexo më tej: Video/ Inter tremb kampionatin: tris në Napoli me Calha, Barella e Thuram e Juventus kthehet i dyti Ndërkohë, raporti i zikaltërve ka dhënë informacion edhe për gjendjen e Arnautovic. I sapo kthyer nga një dëmtim i gjatë, sulmuesi pësoi një frakturë të gishtit në dorën e majtë, në fund të ndeshjes kundër Napolit. Falë një mbrojtje specifike austriaku do të jetë ende në dispozicion për ndeshjen kundër Udinese. Një lajm i mirë pas ankthit të krijuar nga dëmtimet e dy futbollistëve holandezë, që tani janë në garë me kohën për tu kthyer para vitit 2024.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI