Flash

"King Kong" e "nuk dua arabë e zezakë": akuzat të rënda kundër ish-teknikut të PSG Galtier

Lapsi.al 5 December 2023
"King Kong" e "nuk dua arabë e zezakë": akuzat
Ai madje u arrestua qershorin e kaluar së bashku me djalin e tij John Valovic nën akuzat për ngacmim moral dhe diskriminim. E tashmë, në 15 dhjetor do t'i duhet të shkojë në gjykatë për të nisur gjyqin. Bëhet fjalë për Christophe Galtier, ish-trajneri i PSG-së, tani trajner i Al-Duhail, një klub që militon në Katar. Shkak janë disa fraza të thëna në kohën e Nice (ishte sezoni 2020-21) dhe të zbuluara nga ish-drejtori sportiv i francezëve Julien Fournier. Protagonistë të ndryshëm të çështjes tashmë janë intervistuar nga autoritetet dhe L‘Equipe ka zbuluar disa nga deklarimet e supozuara të 57-vjeçarit të lindur në Marsejë. Lexo më tej: Arrestohet trajneri i PSG Galtier, bashkë me të birin: mbahet në Nice për diskriminim racor e fetar “Një tjetër mysliman, nuk e dua, tashmë kemi mjaft”, kishte thënë Galtier në dimrin e vitit 2022, në lidhje me blerjen e mundshme të Bilal Brahimi. Por jo vetëm kaq: “Më të këqijtë janë algjerianët, janë të pisët dhe janë ekstremistë”. Ndërsa tekniku i kishte përcaktuar në fushë Mickaël Nadé dhe Harold Moukoudi si “King Kong”. Me pak fjalë, nuk mungojnë akuzat. Këtyre u duhet shtuar edhe një qëndrim armiqësor ndaj futbollistëve myslimanë. Trajneri madje shprehu synimin për të shitur disa prej tyre për shkak të fesë që ata praktikonin. “Nuk dua zezakë dhe arabë në skuadër” një shprehje drejtuar ish-drejtorit sportiv të Nice, Fournier. Natyrisht, këto janë detaje të pakonfirmuara. Gjithçka duhet të verifikohet gjatë gjyqit, me Galtier të bindur se mund të dalë krejtësisht i pastër nga kjo çështje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI