Flash

Moggi del hapur kundër, Mourinho: "Nëse nuk dënohet, të gjithë mund të ndikojnë ndeshjet"

Lapsi.al 5 December 2023
Moggi del hapur kundër, Mourinho: "Nëse nuk dënohet, të
Jose Mourinho është një magnet për polemikat dhe kur nuk ka i krijon. Ashtu si bëri përpara ndeshjes me Sassuolo në transfertë, nga e cila Roma e tij doli fituese 1-2 mes debateve. E tani, që ndaj portugezit është hapur një hetim nga FIGC, nuk janë të paktë ata që kërkojnë “kokën” e tij. I pari ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus në kohën e Calciopoli, Luciano Moggi. Madje, Mourinho nuk ngurroi ta vazhdonte sulmin e tij ndaj Berardi, edhe pas ndeshjes: “Për sa i përket topit që nuk i kthyem në fund, i thamë atyre të Sassuolo që për të marrë Fair Play duhet edhe ta japësh dhe ata në ekipin e tyre kanë një lojtar që i mungon loja e ndershme”. Duke folur për Libero, me editorialin e tij të zakonshëm, Luciano Moggi komentoi 'rastin' Mourinho. Special One ka përfunduar në shënjestër të Prokurorisë së FIGC pikërisht mbi deklaratat e tij para ndeshjes me jeshilzinjtë: "Nëse Mourinho nuk dënohet ashpër për fjalët e tij, të gjithë do të ndjejnë se kanë të drejtën për të ndikuar në çdo ndeshje, edhe para se të futen në fushë. Në para-ndeshje ai shprehu rezerva për emërimin e arbitrit, për VAR-in dhe akuzoi Berardin për shkaktimin e kartonave të verdhë dhe përjashtimeve. Duke thënë këtë, Roma e meritoi fitoren në fushë" e mbylli Moggi. Lexo më tej: Video/ Mourinho provokues, flet portugalisht në intervistë: “Italishtja ime nuk është e mirë për disa koncepte"

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI