Flash

'Sundimi i ligjit'/ Vihen në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale në Fier

Lapsi.al 5 December 2023
'Sundimi i ligjit'/ Vihen në pranga tre persona për vepra

Tre persona janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. Bëhet fjalë për një 54-vjeçar i dënuar me burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, si dhe 2 të tjerë që thyen masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

54-vjeçari Vladimir Halili u ndalua pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje në rrethana rënduese. Në vitin 2020, Halili kishte vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë, ndërsa në 2021 një magazinë në Rrapëz.

Gjithashtu u arrestua një 21-vjeçar, i cili u kap jashtë banese pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Një 39-vjeçar u kap gjithashtu në flagrancë jashtë banesës në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë moti i ...

07:36

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI