Flash

Tentoi të trafikonte kõkainë, arrestohet 59-vjeçari në kufi me Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 5 December 2023
Tentoi të trafikonte kõkainë, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është arrestuar në Bllatë, në kufi me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të operacionit policor “Border”, vijim i megaoperacionit të koduar “Tempulli”. 59-vjeçari ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së kokainës në qytetin e Peshkopisë në afrësi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.

Bazuar në inteligjencën policore, forcat Operacionale kanë lokalizuar automjetin e dyshuar me drejtues shtetasin R.Ç., i cili po qarkullonte nga qyteti i Peshkopisë dhe i janë vënë në ndjekje duke e mbajtur nën vëzhgim.

Në momentin që automjeti ka mbërritur në Bllatë, shërbimet Operacionale së bashku me shërbimet e policisë kufitare Bllatë, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në automjet, ku si rezultat kanë gjetur të fshehura dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtuar kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit, ku gjatë kontrollit, policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë moti i ...

07:36

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI