Flash

Andrea Agnelli feston 48 vjetorin, postimi i Juventus ekzalton rrjetet sociale

Lapsi.al 6 December 2023
Andrea Agnelli feston 48 vjetorin, postimi i Juventus ekzalton rrjetet sociale
Juventus nuk harron ish-presidentin Andrea Agnelli. Në ditëlindjen e tij të 48-të klubi bardhezi i ka bërë urimin ish-presidentit me një postim në profilet e tyre në rrjetet sociale. “19 trofe të fituar bashkë. Gëzuar ditëlindjen Andrea!”, ishte urimi që u bë menjëherë viral, duke ekzaltuar tifozët që komentuan masivisht. Shumë prej komenteve janë pozitivë, duke kujtuar inaugurimin e Allianz Stadium dhe 19 trofetë e fituar nga ish-presidenti. Por nuk munguar as reagimet nga tifozët më të zhgënjyer, të cilët e akuzojnë ish-presidentin Agnelli si fajtorin kryesor të rënies që përjetoi klubi dhe e ngjarjeve jo-futbollistike që e kanë përfshirë. Një situatë deri diku e kuptueshme, ashtu si edhe urimi i pashmangshëm i klubit, për njeriun që i ktheu lavdinë bardhezinjve. Lexo më tej: Paradoksi i Juventus: Yildiz e Iling-Junior çmendin Europën, Allegri i dërgon në Serie C

NË JANAR, SEANCAT E PARA

Kryetarja e Bordit të Garancisë Sportive, Gabriella Palmieri, ka caktuar tashmë edhe seancën e radhës të seancave dëgjimore në Seksionet e Bashkuara. Takimi është për në 19 janar, duke filluar nga ora 11:00. Në këtë seancë do të diskutohet dhe shqyrtohet ankimimi i paraqitur nga ish-presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, kundër FIGC dhe Prokurorisë Federale, për çështjen në lidhje me manovrën e pagave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI