Flash

Çfarë do ndodhë nesër në seancën plenare? Berisha: Betejë pa kthim në Kuvend

Lapsi.al 6 December 2023
Çfarë do ndodhë nesër në seancën plenare?

Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bllokonte kurrsesi seancat ku do të diskutohej mbi buxhetin e ri.

Në një konferencë për gazetarët Berisha tha se Rama e miratoi buxhetin vetëm në 5 minuta. Duke u ndalur te seanca plenare e nesërme, Berisha tha se opozita do të vazhdojë skenarin e mosbindjes civile.

“Nuk jemi ne në mënyrë absolute që kemi penguar diskutimet për buxhetin, por përkundrazi ne kemi organizuar me specialistët më të mirë të vendit, tre debate televizive ku ekspertët tanë kanë shprehur sugjerimet dhe mendimet për buxhetin. Për herë të parë që deputetët e Edi Ramës dolën nga selia, ata u vërsulën me një tavë bakllavave në një klub. U justifikuan se buxheti simbolizon bollëkun, siç u shijonte bakllavaja. Përçmimi i tyre ndaj qytetarëve, se ne nuk ndërprisnim kurrë një debat të zgjeruar me qytetarët, por nuk mund të shkonte Rama te qytetarët, se ata do i hidheshin në fyt. Ai zgjodhi mbylljen. Mosbindja civile është kryefjala e betejës pa kthim të opozitës në Kuvend. Vazhdojmë betejën.”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI