Flash

Djali i Fredi Belerit flet për gjendjen e të atit në burg: Babai është gjakftohtë

Lapsi.al 6 December 2023
Djali i Fredi Belerit flet për gjendjen e të atit në burg: Babai

Petro Beleri, djali i Fredi Belerit ka folur për herë të parë pas arrestimit të krybashkiakut të zgjedhur të Himarës, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews, ai tha se i ati është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa po pret me gjakftohtësi vendimet që do të marrë Gjykata.

“Kur kam qenë në Tiranë të gjithë njerëzit që ishin atje na mbështesnin dhe na shikonin në mënyrë emotive. Të gjithë na thonin se çfarë është kjo gjë kështu. Të gjithë e dinë se ç'po ndodh. Babai im është gjakftohtë dhe po pret Gjykatën që të nxjerrë vendimin, po pret procedurat dhe zhvillimet që do të kryen. Me shëndetin është mirë për momentin “- është shprehur Petro Beleri.

Kujtojmë se Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI