Flash

Mazhoranca kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës nga Kuvendi përfshirë Berishën

Lapsi.al 6 December 2023
Mazhoranca kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të

Pas seancës së të hënës, mazhoranca ka kërkuar masë disiplinore për gjashtë deputetë të Partisë Demokratike.

Në kërkesën e deputetëve socialistë kërkohet masë për deputetët Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi, Edi Paloka dhe Sali Berisha.

“Deputeti Flamur Noka ndezi disa flakadanë duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në sallë. Njërin prej flakadanëve deputeti Noka e hodhi në drejtim të Kryetares së Kuvendit. Edhe pse drejtuesja e seancës mori masë disiplinore ndaj deputetit, ai vijoi të qëndroi në sallë.

Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi Gazmend Bardhi, Edi Paloka dhe Sali Berisha sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, thuhet në kërkesën e 7 deputetëve socialistë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI